AGK-ja mirëpret ndarjen e buxhetit për RTK-në nga Qeveria në detyrë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) mirëpret vendimin e sotëm të Qeverisë në detyrë të Kosovës për të ndarë buxhetin për Transmetuesin Publik, RTK, nga kategoria e kursimeve.
Në reagimin e tyre thuhet se ky vendim është një lehtësim i vonuar për 700 punonjësit e RTK-së dhe familjet e tyre.
"AGK shpreh keqardhje që situata e pritjeve të gjata për paga është përsëritur dy herë brenda vitit. Edhe vendimi i sotëm është i përkohshëm.AGK-ja bën thirrje që financimi stabil i RTK-së të jetë prioritet në legjislaturën e re vitin tjetër, ashtu sikurse edhe zgjidhja e problemit me pronën përmes një ligji të ri", thuhet në njoftim.
AGK gjithashtu bën thirrje që të respektohet pavarësia editoriale e Transmetuesit Publik dhe që të ndalojë presioni politik nga Qeveria dhe partia politike Vetëvendosje./Telegrafi/


