Please enter at least 3 characters.

AGK-ja e cilëson sulm ndaj medieve, shkrimin e shefit të stafit të kryeministrit Luan Dalipi

2022/02/mediat-ne-kohen-e-pandemise-koronavirusi-covid19-foto-Ridvan-Slivova-780x439-1.jpg

Shefi i Stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, sot ka bërë akuza ndaj disa mediave në Kosovë, duke i lidhur ato me “biznese kriminale”, dhe duke u bërë thirrje atyre që ai i ndanë në “qytetarë të dinjitetshëm”, t’i bojkotojnë ato.

AGK-ja konsideron se thirrja e tillë publike e njeriut më të afërt të kryeministrit Kurti në qeveri është shumë e rrezikshme, dhe thirrje e hapur për linçim.

“Gjuha e zotit Dalipi është në vazhdimësi të sulmeve të individëve të shumicës parlamentare në Kosovë, që rrezikon direkt sigurinë e gazetarëve dhe rëndon klimën e të bërit gazetarit në vend”, thuhet në njoftimin e AGK-së.