Please enter at least 3 characters.

AGK: Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme e Abdixhikut kundër mediave dhe gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka dënuar ashpër gjuhën siç thotë të përsëritur akuzuese të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kundër mediave dhe gazetarëve në Kosovë.

Abdixhiku në një intervistë televizive mbrëmë ka folur prapë për “mercenarë medial” duke thënë se “shumë lehtë japin një shpifje, papërgjegjësi, vetëm se ju rritet atje llogaria bankare prej sponsorizuesve, kundërshtarëve të ndryshëm”.

“Këto pretendime të zotit Abdixhiku janë një sulm frontal kundër medias, lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë.

Një gjuhë e tillë me kualifikime si “mercenarë” është e papërgjegjshme, e papranueshme, shumë e rrezikshme dhe mund të paraqesë problem edhe në cenimin e sigurisë fizike të gazetarëve.

Është poçacërisht për keqardhje që këto deklarata të zotit Abdixhiku vijnë në kohën që ai është në opozitë, dhe me përkrahje prej 13 %”, thuhet në reagim.

AGK-ja e fton Abdixhikun të heqë dorë nga këto spekulime dhe nëse ka fakte t’i denoncojë ato në organet përgjegjëse. AGK-ja gjithashtu e fton Abdixhikun që bashkë me 14 deputetët e tjerë të partisë së tij në Kuvend, LDK të kontribuojë për një ambient të lirë medial. /Telegrafi/

Ndryshe kjo është deklarata e plotë e Lumir Abdixhikut në Klan Kosova.

- YouTubewww.youtube.com