Agjenti i Martinez, Yaque: Me Interin 90 per qind është e kryer
280:"AVELLANEDA, ARGENTINA - FEBRUARY 16: Lautaro Martinez of Racing Club looks on during a match between Racing Club and Lanus as part of Argentine Superliga 2017/18 at Estadio Juan Domingo Peron on February 16, 2018 in Avellaneda, Argentina. (Photo by Agustin Marcarian/Getty Images)
Lautaro Martinez gjatë ndeshjes mes Racing Club dhe Huracan (Getty Images)
12:"Getty Images
13/03/2018
Që sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, të jetë pjesë e Interit mungon vetëm zyrtarizimit.
Ylli i Racing Club që ka qenë i kërkuar nga shumë skuadra, më në fund duket se ka bërë zgjedhjen e tij.
"Me Interin është 90 per qind e kryer", ka thënë Bety Yaque për Marcan.
"Kemi folur edhe me Manchester Cityn më parë, teksa Fiorentina, Borussia Dortmund, Roma dhe Manchester Unitedi kanë pyetur për atë".
"Për aq larg sa mund të shoh, ka pak mundësi që ai mos të nënshkruajë me Interin pasi marrëveshja është nënshkruar".
"Atletico Madridi ishte afër, por oferta e tyre nuk ishte e mjaftueshme", ka shtuar agjenti.
Vlen të theksohet rol vendimmarrës te klubi aktual i 20-vjeçarit ka ish-sulmuesi i Interit, Diego Milio. /Telegrafi/


