Agjenti i Agoumes arrin te Interi për ta mbyllur transferimin
Agjenti i mesfushorit të Sochaux, Lucien Agoume, ka arritur në Itali për ta mbyllur transferimin e klientit të tij te Interi.
Agjenti i talentit francez ka arritur në Milano për ta mbyllur transferimin e mesfushorit, për një shumë që besohet se do të jetë rreth pesë milionë euro.
Interi ka luftuar konkurrencën e disa skuadrave evropiane për Agoumen, në mesin e tyre janë edhe Barcelona e Juventusin, që ishin poashtu të interesuar në transferimin e tij.
Mesfushori i skuadrës francez pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me skuadrën italiane, ndërsa do të prezantohet në Giuseppe Meazza pas tri ditësh.
Interi poashtu është duke punuar edhe në transferimin e Nicolo Barellas, Edin Dzekos, që shihet si zëvendësues i Mauro Icardit dhe Diego Godinin.
Agoume është transferimi i parë i Antonio Contes te skuadra italiane, mirëpo që Beppe Marotta e ka siguruar atë se mund të realizohen edhe tri transferimet e lartëpërmendura. /Telegrafi/


