Please enter at least 3 characters.

Afera Epstein, Aliu: Do të analizojmë informacionet për trutë e njerëzve të dërguar nga Maqedonia në SHBA

azir aliu
azir aliu
azir aliu

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, ka folur për dosjen "Epstein", në të cilin përmendej edhe Maqedonia e Veriut si burim për tru të njerëzve, të cilët janë dërguar për eksperiment në SHBA.

Aliu për Gazetën Koha, tha se si ministër ka iniciuar një grup punues i cili do të shqyrtojë këtë situatë në aspektin administrativ. Aliu tha se pasi të përfundohet analiza e kësaj situate do t'i informojë qytetarët në konferencë për shtyp.

"Kam pasur takim në ministri me sektorë të ndryshëm, kemi krijuar grup punues që do të ndjek në aspekt administrativ për periudhën që përmendet nëse ka pasur ndonjë memorandum për kërkime shkencore ose analiza. Për momentin është në suaza të spekulimeve, por do ta shqyrtojmë.

"Ministria e Shëndetësisë dhe shëndeti në përgjithësi në gjithë botën është temë shumë sensitive. Çdo informatë që vjen tek ne, qoftë formale ose jo formale, ne jemi të detyruar ta analizojmë, ta shohim nëse ka të vërtetë ose jo. Dhe për hir të transparencës dhe besimit që duam ta krijojmë tek qytetarët, ne i informojmë ata", tha Aliu./Telegrafi/