Please enter at least 3 characters.

Aeroporti i Prishtinës emërohet Adem Jashari

2016/01/f.1105114538723_m.jpg

Këtë pëlqim Qeveria e Kosovës e dha pas një kërkese të bërë nga Bordi i drejtorëve të aeroportit.

Kryeministri në largim Hashim Thaçi tha se kjo është një ndër mënyrat e nderimit për atë që familja Jashari ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, në këtë mbledhje po ashtu u propozua që autostradës Vërmicë-Merdare t’i vihet emri Ibrahim Rugova. /Telegrafi/