Please enter at least 3 characters.

Adriano rrëfen për momentet më të vështira në karrierën e tij: Më vonë e kuptova se miqtë e mi më kishin dërguar në vende ku nuk është dashur

2018/08/Adrianofk.jpg
294:"MANCHESTER, UNITED KINGDOM - MARCH 11: Adriano of Inter Milan looks on dejectedly during the UEFA Champions League Round of Sixteen, Second Leg match between Manchester United and Inter Milan at Old Trafford on March 11, 2009 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-sulmuesi i Interit, Adriano, ka pranuar se kishte shkuar i dehur në stërvitje duke thënë se vdekja e babait kishte lënë një zbrazëti të madhe në jetën e tij.

Braziliani ishte njëri prej lojtarëve më premtues në Evropë, mirëpo vdekja e babait bëri që ai të binte në depresion dhe të jepej pas alkoolit.

Adriano (Foto: Getty Images)

Edhe legjenda e Nerazzurrëve, Javier Zanetti, kishte thënë se dështimi i tij më i madh ka qenë mosarritja që t'ia ndryshonte mënyrën jetësore 'Perandorit'.

"Vetëm unë e di sa kam vuajtur. Vdekja e babait më la me një zbrazëti të madhe, ndihesha krejt i vetëm. Pas vdekjes së tij, gjithçka shkoi keq, sepse e izolova veten".

"Isha vetëm në Itali, i pikëlluar dhe në depresion, pastaj fillova të pija. Isha i lumtur vetëm kur pija, e bëja për çdo natë. Pija gjithçka që më zinin duart: verë, uiski, vodka, birra. Shumë birra".

Adriano (Foto: Getty Images)Adriano dhe Jose Mourinho (Foto: Getty Images)

"Nuk e ndalja pijen dhe në fund mu desh të largohesha nga Interi. Nuk dija si ta fshihja, shkoja i dehur në stërvitje. Nuk mungoja kurrë, edhe kur isha krejtësisht i dehur dhe stafi mjekësor duhej të më dërgonte të flija në infermieri. Interi i thoshte shtypit se kisha probleme muskulore".

"Më vonë e kuptova se problemi ishte te njerëzit rreth meje, miqtë që nuk bënin asgjë, por më dërgonin në ndeja me femra dhe alkool, ku nuk mendoja për asgjë".

"Duke u kthyer në Brazil, humba miliona, por e rigjeta lumturinë", ka thënë Adriano në një emision televiziv të R7. /Telegrafi/