Adeyemi shfaqet me çifteli, “dhëndri i Kosovës” po mëson instrumentin shqiptar
Ylli i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, i cili njëherësh është edhe partneri i rep-artistes shqiptare Loredana, me sa duket po mëson se si t’i bjerë instrumentit simbol të shqiptarëve – çiftelisë.
Ai është shfaqur me një çifteli në duar, sipas pamjeve të publikuara nga vetë Loredana.
Në një postim tjetër të artistes, Adeyemi shihet teksa po mëson të luajë instrumentin tradicional shqiptar.
Kjo nuk është hera e parë që Adeyemi ka shfaqur interes për kulturën shqiptare. Vetëm vitin e kaluar, ai vizitoi Kosovën, ku ndaloi edhe te memoriali i UÇK-së në Shtërpcë.
Për më tepër, për të treguar dashurinë dhe respektin ndaj shqiptarëve, ai bëri edhe simbolin e shqiponjës me duar.
This browser does not support the video element.


