Please enter at least 3 characters.

Adelina rikthehet në Zvicër, çaste të këndshme me familjen

2018/05/adelinaofficiel_26872177_186857475404737_1761970342743506944_n-e1527668254643.jpg

Adelina Ismaili kohët e fundit ishte e angazhuar me disa role episodike në serialin "O Sa Mirë".

Gjithashtu këngëtarja solli këngën e parë pas shumë kohe të titulluar "T'iqja", e cila u prit mjaft mirë prej publikut shqiptar.

Por duket se këngëtarja shqiptare është rikthyer në shtëpi, në shtetin zviceran së bashku me bashkëshortin dhe djalin.

Ajo ka pozuar para aparatit fotografik me burrin Vali Krasniqin dhe djalin njëvjeçar, Uliksin.

"Shtëpi e ëmbla shtëpi", ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram bukuroshja shqiptare teksa shihet duke u relaksuar pranë një liqeni.

Ismaili do të ketë një numër të madh të koncerteve gjatë verës në diasporë si dhe besohet në Kosovë.

Theksojmë se kënga e fundit e 38-vjeçares deri më tani është shikuar afro dy milionë herë në YouTube. /Telegrafi/