Please enter at least 3 characters.

Adelina Ismaili për Vjosa Osmanin: Takim me gruan më të sinqertë dhe më të dashur në politikë

2019/06/64303745_10157028625917559_5256548102059327488_n-e1560781654836.jpg

Adelina Ismaili njihet si një përkrahëse e flakët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këngëtarja shqiptare nuk ka ngurruar kurrë që të tregoj përkatësinë politike duke u rreshtuar në krahun e LDK-së.

Ajo shpeshherë është parë në tubimet elektorale, por edhe në ngjarjet e ndryshme të kësaj partie shqiptare.

Së fundi, zeshkania ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Facebook teksa shihet në krah të Vjosa Osmanit, të cilët duket se e inkurajon që të kandidojë për të paren e kësaj partie.

"Një takim tepër i këndshëm , me gruan më të sinqertë dhe më të dashur në politikë. I love Vjosa Osmani", ka shkruar bukuroshja në rrjetet sociale.

Ndryshe, zgjedhjet brenda LDK-së janë në fazën finale dhe se pritet që mitrovicasja që të shpall kandidaturën për kryetare. /Telegrafi/