Please enter at least 3 characters.

Adele thyen rekordin e Madonnas

2016/01/adeless.jpg

Adele nuk po i ndahet thyerjes së rekordeve. Këtë herë ajo ka thyer rekordin e mbajtur nga një këngëtare tjetër e madhe, Madonna.

Krijuesja e hitit “Hello” tani ka më së shumti “trofe” për kryesim në top-listat javore të albumeve në Britani të Madhe.

Adele me tre albume, ka kryesuar 31 javë top-listat britanike, ndërsa Madonna me 12 albume këtë rekord e mbante me 30 javë kryesim.

Albumi i fundit i Adele “25” është edhe më i shituri i dekadës në Amerikë, me 7.44 milionë kopje.