Please enter at least 3 characters.

Adele është kthyer për rekorde (Video)

2016/01/adele.jpg

Kënga e shumëpritur e yllit britanik Adele, “Hello”, ka shijuar start fenomenal duke u bërë videoja me debutimin më të suksesshëm në YouTube për vitin 2015.

“Hello” ka grumbulluar rreth një milion klikime për orë në dy ditët e para pas lansimit të premten dhe deri tani ka më shumë se 113 milionë klikime në YouTube.

Uebfaqja e famshme për video, në një postim në blogun e vet, ka thënë se ky ishte debutimi më i suksesshëm në vitin 2015, duke mposhtur trilerin e “Star Wars: episode XII – The Force Awakens”, transmeton koha.net.

Kjo video po ashtu theu rekord të klikimeve edhe në Vevo, platforma më e njohur që mbron të drejtat autoriale të këngëtarëve, me 27 milionë klikime në 24 orët e para.

“Hello” që vjen pak ditë para lansimit të albumit “25”, ishte kënga më e suksesshme në top-listat botërore.

Mbetet të shihet nëse kjo këngë do të thyejë rekordin e të gjitha kohëve në YouTube. “Gangnam Style” e Psy mban këtë rekord me 2.4 miliardë klikime.