Please enter at least 3 characters.

Adele akuzohet për ‘përvetësim kulturor’, shkakton polemika për fotografinë e karnavaleve

2020/08/Screenshot_10-11.png

Këngëtarja dhe tekstshkruesja angleze, Adele, është përballur së fundmi me disa kritika nga fansat.

32 vjeçarja u akuzua për përvetësim kulturor pasi u shfaq në një palë bikini me flamur xhamaikan dhe stil afrikan flokësh për të shënuar festën e anuluar të karnavaleve të Notting Hill në Londër.

Ky karnaval ka për qëllim të festojë kulturën e Karaibeve dhe është zhvilluar që nga viti 1966, sipas BBC.

Këtë vit, përvoja ishte virtuale.

Në foton e ndarë në Instagram, artistja pozonte në kopshtin e shtëpisë së saj në Beverly Hills, me flokët në toptha me stil 'Bantu', që u quajt ‘veprim i pandjeshëm’ nga shumë komentues me origjine afrikane.

Shumë nga fansat pretendonin se krijuesja e hitit “Hello” po përfitonte nga kultura e njerëzve me ngjyrë, por të tjerët shtuan faktin se ajo është rritur në Tottenham të Londrës, e rrethuar nga kultura e njerëzve.

Adele (Foto: Getty Images/Guliver)

Ndërkaq, reagimet për këtë nuk munguan as nga yjet e famshme përfshirë këtu supermodelen Naomi Campbell.

Kjo e fundit kishte vendosur në foton e Adele dy simbole zemrash dhe një flamur xhamaikan. /Telegrafi/

Naomi Campbell (Foto: Getty Images/Guliver)