Adela: Bjordi është i dashuri im
Me gjithë puthjet dhe përqafimet mes tyre, që kanë shkaktuar edhe të qeshura, por edhe telashe, Adela nuk e kishte quajtur kurrë Bjordin "të dashur", madje e mohonte kur e pyesnin drejtpërdrejt.
Por, dje, ndodhi! Është pohuar gjatë një bisede, ku Adi pyet Mimozën: "Do e ndërroje Polin me Bjordin?" Mimoza i thotë që kurrë, dhe shton me shaka: "Unë ta ndërroj me këtë fëmijë (për Bjordin)?!"
Adi i thotë që ideja e pyetjes së tij ishte që Adelajda të merrte Polin, ndërsa Mimoza të merrte Bjordin. Adelajda i thotë Adit që ato janë në harmoni me njëra-tjetrën dhe nuk duhet të ndërhynte tek ato: "Unë Polin e kam të dashurin e shoqes, dhe Bjordin Mimoza e ka shok, dhe të dashurin e shoqes!"
Këtu është vënë re reagimi i të gjithë banorëve. Ishte hera e parë që ajo e cilësonte lidhjen e saj. Anjeza i tha: "Tani do fle më e qetë". Edhe ne të tjerët jemi të kënaqur, apo jo? Shyqyr që ia mbërritëm kësaj dite. /Shekulli/Telegrafi/


