Please enter at least 3 characters.

Abrashi: Zëri shterues i Parlamentit të Kosovës në veprim

2017/01/abrashi.jpg

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Abrashi, në lidhje me seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, ku nuk u arrit të miratohet një rezolutë për ndalimin e Ramush Haradinajt, theksoi se dështimi i saj është i turpshëm në raport me negociatat me Serbinë, kur kihet parasysh mos miratimi i Rezolutës në Parlament.

Abrashi ka thënë se "Lirimi i Haradinajt është edhe shpresë e lirimit të qytetarit të Kosovës, i cili si i vetmi në Evropë mbahet i izoluar pa të drejtën me elementare njerëzorë, atë të lëvizjes", transmeton Telegrafi.

Deklarata e plotë e Abrashit:Zëri shterues i Parlamentit të Kosovës në veprimDiçka që nuk kapërdihet është zëri i shterur i klasës politike kosovare në veprim, e cila gjendet në pushtet. Dështimi i saj është i turpshëm në raport me negociatat me Serbi, kur kihet parasysh mos miratimi i Rezolutës në Parlament.Kjo dëshmon për dy fakte:Në radhë të parë se Kosova ani pse de jure është sistem parlamentar, de fakto kontrollohet tërësisht nga ekzekutivi.E dyta, përgjegjësit e institucioneve, në vend që të negociojnë për largimin që Serbia do të duhet të ia bënte listave të dërguara në Interpol, bëjnë politika në baza ditore pa vizion dhe strategji paraprake.Derisa qytetarët e Kosovës pa dallime partiake po e kryejnë në mënyrë të shkëlqyer detyrën e tyre për sensibilizim në lirimin e Haradinajt, ashtu si mbarë shqiptarët në të katër anët e globit, kjo e hedhë poshtë thënien se çdo vend e ka udhëheqësin që i takon.Qytetarët e Kosovës në vazhdimësi kanë treguar dhe po vazhdojnë të tregojnë maturi në veprim, çka dëshmon se e meritojnë një përfaqësim shumë më dinjitoze se ky që e kemi.Lirimi i z. Haradinaj është edhe shpresë e lirimit të qytetarit të Kosovës, i cili si i vetmi në Evropë mbahet i izoluar pa të drejtën me elementare njerëzorë, atë të lëvizjes.