Please enter at least 3 characters.

Abramovich përjashton shitjen e Chelseat

2019/10/Abramovich-Chelsea.jpg
117:"during the Premier League match between Chelsea and Sunderland at Stamford Bridge on May 21, 2017 in London, England.
10:"Clive Rose

Pronari i klubi anglez, Chelsea, Roman Abramovich, ka përjashtuar shitjen e klubit të tij.

Megjithë problemet e tij me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe telashet e tij me pajisjen me viza - miliarderi rus mbetet i përkushtuar ndaj klubit.

Një gjë të tillë, rusi Abramovich e bëri të dituar javën e kaluar kur mbushi 53 vjet.

Sipas mediumit britanik Sport-Express, në prag të ditëlindjes së tij, ai deklaroi se Chelsea nuk ishte në shitje.

Në Angli, pretendohet se Abramovich kohëve të fundit kundërshtoi një ofertë nga një grup i Lindjes së Mesme për të blerë klubin. /Telegrafi/