Abdixhiku publikon këngën e LDK-së, para konventës së partisë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një këngë me videoklip, përmes të cilës thotë se "Rruga e re LDK-së po nis".
Abdixhiku po ashtu ka paralajmëruar mbajtjen e Kuvendit dhe Konventës së LDK-së.
“Drejt përgatitjeve finale. Ejani këtë të diel, më 19 nëntor, në Prishtinë”.
“Rruga e Re po nis. Faleminderit Shpat Dedës, Armend Xhaferit, Rema Canollit e djemve e vashave të Korit të Kosovës për këtë kryevepër; për Lidhjen dhe Rrugën e Re”.
Ndërsa kënga ka këto vargje:Zemrën e kam hapëT’ardhmen me përqafëËndrrat që me breza ndër vite i kemi pasë.Besën ta kam dhanëRrugën për me çaEra e ndryshimit po frynE dora dorën e ka kapë.Rruga e re po hapetPo lulëzonShtigjet bashkë i ndërtojmë.T’fortë kur jemi hapi s’ndaletPo marshojmëLidhjes i besojmë.Rrugën e kam marrëVendit zot me i dalëFlakën e themeleve tonaMe mbajtë gjallë.Besën ta kam dhanëRrugën për me çaEra e ndryshimit po frynE dora, dora me dorë asht kapë.


