Please enter at least 3 characters.

Abdixhiku: Me kthimin e Vuçiqit në Mitrovicë, liderët kosovarë caktuan kufirin e ri politik

2017/12/aderimi-i-Lumir-Abidixhiku-ne-LDK-foto-Ridvan-Slivova-10.jpg
14:"Ridvan Slivova

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar disfatë poshtëruese për shtetin e Kosovës vizitën e presidentit serb në vendin tonë.

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “me ose pa dije - më shumë me të dyja bashkë - liderët kosovarë caktuan kufirin e ri politik të Kosovës, duke e kthyer Vuçiqin në Mitrovicë.

Postimi i plotë i Abdixhikut:“E kthyen Vuçiqin mbrapshtë - në Mitrovicë.Ndalojnë vizitë, e lejojnë atë. E ndalojnë sërish - por tashmë veçse pjesërisht. Presidenti i një vendi armik pasi ka caktuar kufinj të rinj; pasi ka folur për resurset e Kosovës sikur ishin të tij; është ndaluar - në i thënshin ashtu - e është kthyer jo në Serbi por në Veri.Ndalesa tregon se ku përfundon fuqia e Kosovës; ku nisë ajo e shtetit të tij. Me ose pa dije - më shumë me të dyja bashkë - liderët kosovarë caktuan kufirin e ri politik. Ja, thanë, s’mund të vijë kurrë në Drenicë; le të kthehet në Mitrovicë. Dhe na jepen si triumfalistë.Çfarë disfate poshtruese para vetes e botës; para shtetit të vet. Vizita - në gjithë Kosovën - nuk është dashur të lejohet në rend të parë asnjëherë”, ka shkruar Abdixhiku./Telegrafi/.