Abdixhiku: Më 9 shkurt vonesat infrastrukturore marrin fund
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar sot lidhur me punimet që po bëhen në rrugët e Prishtinës, saktësisht për rrugën në Velani.
Ai në një postim në Facebook shkruan se më 9 shkurt vonesat infrastrukturore marrin fund edhe në Kosovë.
Lexoni të plotë postimin: Në infrastrukturë, ndonjëherë, del një projekt që duket aq i thjeshtë, dhe është i thjeshtë, por në thelb bën ndryshime të mëdha. I tillë është projekti në Velani. Secili që ka marrë rrugën nga udhëkryqi i Taslixhes për në Velani e të dal sipër në Breg të Diellit apo Mat, është dashur të kalojë nëpër njërën nga katër rrugicat e lagjes - mu pranë shtëpive. Kolona të gjata, pasiguri për banorë e vonesa për secilin tjetër që s’kishte alternativë tjetër.
Krenari kishte një ide. Të krijoj një rrugë të re - ngjitur me ‘SOS Fshatin’ - për tu lidhur drejtë me Mat, Breg të Diellit e përfundimisht Rrugën B, e kështu për ta shmangur nevojën e kalimit nëpër rrugicat e shtëpive.Sa e thjeshtë! Sot, vizitova punimet që po zhvillohen aty. Dinamizëm i madh. Entuziazëm mes banorëve. Rrugë e re, dy kahore, me trotuare e ndriçim. Transformim rrënjësor jo vetëm për banorët e Velanisë, por për secilin qytetar që ka kaluar andej. Banorët më thanë se ende nuk po e besojnë se kjo po ndodhte. Për ta, kjo ishte një ide sa e bukur aq edhe e pamundur.U thash të rrinë të qetë.Krenarin e kisha këshilltar në Ministri.


