Please enter at least 3 characters.

Abdixhiku i pyet deputetët: A keni pak marre?

2017/01/kuvendi-lumiri.jpg

Analisti dhe eksperti i çështjeve ekonomike, Lumir Abdixhiku, duke ironizuar ka reaguar lidhur me paralajmërimin se Qeveria do të procedojë një projektligj sipas të cilit do të rriten mëditjet e deputetëve.

Abdixhiku, përmes një postimi në "Facebook", pasi ka numëruar një varg dështimesh në qeverisjen e vendit, ka pyetur se a kanë marre deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët po kërkojnë rritje të mëditjeve, transmeton Telegrafi.

Lexojeni të plotë postimin e Abdixhikut:"Meqë,– Pleqtë tanë po marrin pensione të dinjitetshme;– Familjet tona po shërohen në spitale moderne;– Të rinjtë tanë po udhëtojnë pa viza;– Nxënësit i kemi ndër më të diturit në botë;– Të diplomuarit po gjejnë punë;– Ushtarët tanë na i ruajnë kufinjtë;– Hajnat i kemi lidhë në burg;– Fëmijëve po u lëmë një shtet të sigurtë;– E ne s’kemi më gajle tjera…Ja vlenë t’i rrisim – menjëherë – meditjet e deputetëve të Kosovës. Haku, hak.A kanë fije marre këta?" (sic.), ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/