Please enter at least 3 characters.

Abdixhiku: Basha konstatoi se është konstituuar Kuvendi – rast i paprecedent i interpretimit të gabuar të vendimeve të Kushtetueses

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas përfundimit të seancës tha se gjendja e tanishme është shembulli më i mirë se ku të sjell çmenduria e popullizmit.

Ai tha se një Kosovë e tërë bllokohet për shkak të një pozite të parëndësishme, atë të nënkryetarit të pestë të Kuvendit.

“Gjëja e dytë që duhet theksuar është se pa marrëveshje politike nuk mund të ketë zgjidhje, sepse nuk e ka shumicën...Në këtë pikë edhe shihet edhe naiviteti i partive tjera që edhe e mbajnë kuvendin të bllokuar dhe na e lënë një kryetar të Kuvendit, si Dimal Basha, i cili sot po ashtu bëri jo vetëm shkeljen e vazhdueshme të Kushtetueses, por edhe me konstatimin se është konsistuar Kuvendi nuk interpretoi qartë Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku, raporton Telegrafi.

Tutje, kryetari i LDK-së tha se është e qartë se Kuvendi konsiderohet i konstituuar kur zgjidhen të gjithë anëtarët e Kryesisë së Kuvendit.

“Rast i paprecedent i interpretimit të gabuar të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe çmenduri e popullizimit”, tha ai. /Telegrafi/