AAK zbulon emrat e kandidatëve për kryetarë në 13 komuna
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor të këtij viti, ka zyrtarizuar 13 kandidatë për kryetarë komunash.
Sipas këtij subjekti politik, Këshilli Drejtues ka miratuar emrat e 14 kandidatëve, ndërsa në proces është miratimi edhe i kandidatëve të tjerë, transmeton Telegrafi.
Këta janë emrat e kandidatëve që do të garojnë për kryetar në 13 komuna të Kosovës:
Agron Kuçi, JunikArdian Gjini, GjakovëAli Krasniqi, ObiliqBali Muharremaj, SuharekëBashkim Ramosaj, DeçanBekë Berisha, IstogBesnik Tahiri, PodujevëDaut Haradinaj, PrishtinëFaton Jakupi, KamenicëMensut Ademi, VushtrriRrustem Berisha, PejëSmajl Latifi, RahovecZenun Elezaj, Klinë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se do të garojë në të gjitha komunat me shumicë shqiptare, përpos në Hanin e Elezit. /Telegrafi/


