Please enter at least 3 characters.

AAK ka fituar më së shumti komuna në balotazh

2017/09/aak.jpg

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nga të gjitha partitë që kanë marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ka fituar më së shumti komuna.

Sipas rezultateve nga KQZ, për 19 komuna në balotazh (të pacertifikuar), fitoret e komunave sipas partive janë:

- AAK ka fituar pesë komuna (Gjakova, Obiliqi, Rahoveci, Suhareka, Klina)

- PDK ka fituar katër komuna (Kaçaniku, Shtimja, Ferizaj, Dragashi)

- LDK ka fituar katër komuna (Gjilani, Istogu, Podujeva, Vushtrria)

- VV fiton tri komuna (Kamenica, Prishtina, Prizreni)

- AKR fiton një komunë (Mitrovica)

- Nisma fiton një komunë (Malisheva)

- Iniciativa Qytetare (GI) ka fituar një komunë (Kllokotin). /Telegrafi/