Please enter at least 3 characters.

AAK cakton ekipin që do të merret me çështjen e dialogut

2022/01/selia-e-AAK-se-zyra-qendrore-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen konstituive, ku mes tjerash u diskutua për situatën politike në vend, me theks të veçantë, rrjedhën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryesia gjithashtu ka marrë një vendim me të cilin ka autorizuar ekipin i cili do të merret me çështjen e dialogut, në përbërje: Ardian Gjini - kryesues, Selim Selimi dhe Muharrem Nitaj - anëtarë.

Kryesia është informuar për takimin e përfaqësuesit të Aleancës për temën e Vetingut, si dhe ka shqyrtuar gjendjen organizative në degët e Aleancës, organizatat e gruas dhe rinisë. /Telegrafi/