Please enter at least 3 characters.

A mashtroi Hillary Clinton në debat? Shihni fotografitë që kanë ndezur pretendime të ndryshme (Foto)

2016/09/h222-2.jpg

Disa fotografi nga debati i parë presidencial amerikan duket se tregojnë një “fryrje” misterioze nën veshje tek Hillary Clinton.

Këto pamje gjithsesi u kanë shërbyer edhe konspiracionistëve të ndryshëm të cilët pretendojnë se kandidatja demokrate ka mashtruar duke u pajisur me një “pajisje të komunikimit” për të “mbështetur” përgjigjet e saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shumë e përshkruajnë “gungën” në shpinë si një kuti me një tel, duke bërë pretendime të pabazuara se mund të jetë një kufje sekrete.

Gjithsesi thuhet se pajisja nën xhaketën e Clinton ka më shumë gjasa të jetë një “kuti” mikrofoni.

Akuzat për mashtrim u shfaqen në fillim të këtij viti, kur Clinton dhe Trump u akuzuan për përdorimin e kufjeve të fshehta gjatë një debati televiziv në NBC. /Telegrafi/