Please enter at least 3 characters.

A ka teste të mjaftueshme në Kosovë për coronavirus, këto janë të dhënat e fundit

2020/04/GettyImages-1219306620-scaled.jpg
819:"CHUNCHEON, SOUTH KOREA - APRIL 17: An employee holds up an Ichroma Covid-19 Ab testing kits used in diagnosing the coronavirus (COVID-19) at the Boditech Med Inc. headquarters on April 17, 2020 in Chuncheon, South Korea. South Korea has called for expanded public participation in social distancing, as the country witnesses a wave of community spread and imported infections leading to a resurgence in new cases of COVID-19. South Korea's coronavirus cases hovered around 20 for the fourth straight day, but health authorities are still staying vigilant over cluster infections, as well as new cases coming from overseas. According to the Korea Center for Disease Control and Prevention, 22 new cases were reported. The total number of infections in the nation tallies at 10,635. (Photo by Chung Sung-Jun/Getty Images)
12:"Getty Images

Ministria e Shëndetësisë ka bërë ditur për numrin e testeve për coronavirus që ka aktualisht Kosova dhe për numrin e testeve që pritet të arrijnë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka bërë të ditur për Telegrafin se para disa ditësh në Institutin kombëtar të Shëndetësisë Publike janë liferuar 2100 teste.

Ai tha se javën që shkoi kanë arritur edhe 2000 të tjera, ndërsa 1000 teste të tjera janë marrë donacion nga Republika e Turqisë.

“Gjatë kësaj jave, operatori ekonomik nga kontrata e mëhershme pritet t'i sjellë edhe 2000 teste të tjera. Gjithashtu, nga partnerët ndërkombëtarë pritet që gjatë kësaj jave të merren edhe 2000-2500 të tjera”, tha ai.

Ndërkaq, sipas MSH-së, “fituesi i shpallur javën e kaluar, pasi ta nënshkruajë kontratën, pritet t'i sjellë edhe 10.000-13.000 të tjera, sipas nevojës, meqë kontrata është kontratë kornizë”.

Ndryshe, edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë sot të ditur se Ministria e Shëndetësia ka porositur rreth 13 mijë teste.

Osmani kështu bëri të ditur pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti lidhur me situatën rreth pandemisë COVID-19.

Sipas saj, në këtë takim ku ishte i pranishëm edhe ministri Arben Vitia, ka bërë të ditur se ka tashmë shteti i Katarit dhe Luksemburgut ka treguar gatishmëri për ta ndihmuar Kosovën në ballafaqimin me COVID-19.

“...Ka një ndihmë të dakorduar nga shteti i Luksemburgut dhe i Katarit që lidhet drejtpërdrejtë me teste dhe në ndërkohë që Qeveria e Kosovës ka porositur 13.500 teste tjera për të cilat kanë kaluar procedurat...”, tha ajo. /Telegrafi/