A jeni gati? Sot fillon Karnavali Golden Eagle!
28/06/2024
Datat 28, 29 dhe 30 Qershor, janë rezervuar për Karnavalin Golden Eagle, i cili zhvillohet në qytetin e Suharekës.
Përveç rreth 500 artistëve ndërkombëtarë nga: Spanja, Portugalia, Egjipti, Turqia, Gjermania, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe shumë artistë shqiptarë.
Performancat e artistëve shqiptarë do të ndahen në tri netë:
- Në natën e parë do të marrin pjesë: Gena, DJ PM & DAGZ, Ya Nina, Yll Limani
- Në natën e dytë do të marrin pjesë: Xhensila Myrtezaj, Lumi B, Luiz Ejlli dhe DJ Gimi-O.
- Në natën e tretë do të marrin pjesë: Tayna, Elgit Doda & Dafina Zeqiri.
Gjatë këtyre tre ditëve Karnevali Golden Eagledo të moderohet nga Berat Miftari dhe Kushtrim Reshitaj.


