Please enter at least 3 characters.

A është kjo dëshmia më e madhe se do të shkarkohet Van Gaal?

2016/03/galit.jpg

Louis van Gaal nuk është përfshirë në videon e Man United për parapërgatitjet e klubit në Kinë.

Kjo video është prezantuar në ueb-faqen e ''Djajve të Kuq'' dhe padyshim se ka nxitur spekulime të mëdha për të ardhmen e holandezit.

Van Gaal mund ta shpëton vetëm kualifikimi në Ligën e Kampionëve, ashtu siç shkruan në klauzolën e marrëveshjes mes holandezit dhe Unitedit.

Si pasues të 64-vjeçarit shihet ish-trajneri i Chelseat dhe Real Madridit, Jose Mourinho, i cili aktualisht është i papunë. /Telegrafi/