Please enter at least 3 characters.

"A e len ti çelësin n'kerr?": Se këto fjalë tashmë janë bërë të famshme në Kosovë, e tregon edhe ky gjest i fundit nga një qytetar

2021/03/A-e-len-ti-celsin-ne-kerr.jpg

Në këtë fillim viti një nga ngjarjet më virale ishte qytetari nga Peja, Valon Loxha, i cili i merr veturat të cilat që i kanë çelësat brenda, me pretendimin se kjo nuk është vjedhje.

Mënyra se si qytetari i tregon ngjarjet dhe se si flet me gazetaren u bë menjëherë virale, duke u shpërndarë shumë në rrjetet sociale në mënyra të ndryshme.

Se për këtë të gjithë po flasin e tregon më së miri edhe gjesti i fundit i një qytetari nga Kosova.

Ai ka vendosur që në xhamin e veturës së tij të citojë fjalët e Loxhës: "A e len ti çelësin në kerr? A? Jo, se ti je e mençur. Spostohu". /Telegrafi/

Ju që ende nuk e keni parë ngjarjen e lartcekur, apo keni dëshire ta shikoni edhe një herë, më poshtë keni videon.