A e dini kush është ky person? Përgjigja do t’ju nervozojë, sepse do ta kritikoni më shumë realitetin shqiptar! (Foto)
10/12/2016
Në një rrugë të frekuentuar të Vjenës, kryeqytetit austriak, sot kanë qarkulluar afro 140 mijë kalimtarë, shumë nga të cilët blerës.
Një nga blerësit - i shënjuar në foto, e që siç shihet po mban diçka në duar - është edhe një person i veçantë, që quhet Alexander Van der Bellen, transmeton Telegrafi.
Ky është presidenti i porsazgjedhur i Austrisë, në përditshmërinë e tij, si profesor, si qytetar e si politikan në shërbim të popullit.
Dhe, ky person, që do të udhëheq me një nga shtetet më të zhvilluara në botë - me histori të madhe e krenare, politike, ushtarake, shkencore e artistike; shtetin trashëgimtar të një prej superfuqive dhe perandorive më jetëgjata në botë - ecën vetëm, në këmbë.
A vjen kjo ditë te shqiptarët? /Telegrafi/


