Please enter at least 3 characters.

A e dini cili është sistemi operativ më i dobët i vitit?

2016/01/a-e-dini-cili-euml-sht-euml-sistemi-operativ-m-euml-i-dob-euml-t-i-vitit_hd.jpg

Sistemi operativ me numrin më të madh të dobësive në 2014 ishte ai i Apple, Mac OS X, i ndjekur në vendin e dytë nga platforma mobile e kompanisë së njëjtë – respektivisht, iOS.

Në vendin e tretë erdhi Linux Kernel, ndërsa Microsoft Server 2008 ishte në vendin e katërt. Windows i fundit 8,1 ishte shumë më poshtë në radhitje, përkatësisht në vendin e tetë, nga totali prej 10-ve të listuar.

Në frontin e softuerëve, Microsoft nuk rangohet edhe aq mirë, pasi që Internet Explorer është në krye të listës me 242 dobësi.
Vendi i dytë me 124 dobësitë iu dha Google Chrome që është e ndjekur nga Firefox Mozilla me 117 dobësi. (Telegrafi)