98 vjeçari Kiro nga Maqedonia ngadhnjeu, ai u shërua nga COVID-19
18:"Miomir Serafinovik
15/01/2021
Pas 20 ditëve shërim në Klinikën Infektive në Shkup, Kiro Ristov nga Demir Kapija u lëshua në shtëpi për trajtim mjekësor paliativ, përcjell Telegrafi Maqedoni.
98 vjeçari nga Demir Kapija thotë se nuk e ka pasur lehtë që të ngadhnjejë virusin dhe të jetë përsëri i shëndoshë.
"Mirë që përfundoi. Tani kam pak ftohtë jashtë, ku është vetura që të shkojmë" tha shkurtimisht Ristov pas daljes nga spitali. Ai ka lindur në vitin e largët 1923.
Djali i tij apelon që të kenë kujdes qytetarët tjerë pasi nuk do që të kenë vështirësi si babai i tij. /Telegrafi/


