Please enter at least 3 characters.

37 të burgosur janë transferuar në objekte tjera për shkak të zjarrit në burgun e Idrizovës

2017/09/Burgu-i-Idrizovës.png

Te Reparti i pranimit në burgun e Idrizovës u nxit zjarr që përfshiu pjesën e çatisë të këtij reparti.

Zjarri për pak kohë u lokalizuar. Nuk ka të lënduar, ndërsa sipas informacioneve të para, arsyeja e nxitjes së zjarrit është instalimi energjetik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tridhjetë e shtatë të burgosur që kanë qenë në këtë repart janë transferuar në objektet tjera të burgut.

Brigada zjarrfikëse e Shkupit intervenoi me tri automjete për të fikur zjarrin./Telegrafi/