Please enter at least 3 characters.

Më shumë se tre mijë nxënës, koduan me Hour of AI

Këtë vit, iniciativa globale Hour of Code u shënua në Kosovë në një format të ri dhe më të avancuar - Hour of AI - duke sjellë për herë të parë një fokus më të theksuar edhe në IA (Inteligjencën Artificiale), përveç kodimit klasik.

Ky aktivitet shënoi edhe hapjen zyrtare të Edicionit të Tetë të Garës së Robotikës, organizuar nga Liga e Krijuesve Kosovarë (KosovaMakers League), si aktiviteti i parë në mbarë vendin.

Iniciativa u realizua me koordinimin dhe mbështetjen e Ligës së Krijuesve Kosovarë, e cila uangazhua për ta shtrirë aktivitetin në sa më shumë institucione dhe komuna, duke krijuar një përvojë të përbashkët të të mësuarit digjital në nivel vendi. Hour of Code – Hour of AI këtë vit shënoi një edicion të veçantë duke bashkuar 3,389 nxënës nga e gjithë Kosova, të mbështetur nga 185 mentorë, në një nismë të përbashkët për të mësuar kodim në mënyrëkreative dhe argëtuese. Aktivitetet u shtrinë në 31 komuna dhe u realizuan në 201 institucione.

Gjatë orëve të kodimit, nxënësit programuan dhe koduan lojëra të ndryshme në platformë, duke punuar me sfida interaktive që nxisnin kreativitetin, logjikën dhe aftësinë për zgjidhje problemesh. Në të njëjtën kohë, ky aktivitet shërbeu si një nisje motivuese për ekipet dhe shkollat pjesëmarrëse në edicionin e ri të Garës së Robotikës, duke i përfshirë nxënësit që në fillim në aktivitete praktike dhe bashkëpunuese.

Ajo që e bëri këtë edicion edhe më të rëndësishëm ishte pikërisht ndryshimi i fokusit: nga Hour of Code drejt Hour of AI. Këtë herë, përveç kodimit klasik, u përfshi edhe Inteligjenca Artificiale, duke i ekspozuar nxënësit me konceptet fillestare të AI në mënyrë të kuptueshme dhe të përshtatshme për moshën.

Ky ndryshim e bëri përvojën më aktuale dhe më të lidhurme zhvillimet teknologjike të kohës, duke u dhënë nxënësve mundësinë të kuptojnë jo vetëm si funksionon kodimi, por edhe si po ndryshon bota digjitale me AI - duke e vendosur edicionin e tetë të Garës së Robotikës në një frymë edhe më inovative që në aktivitetin e saj të parë.