30 ditë paraburgim për Feta Alimin (Video)
11/12/2017
Gjykata ka vendosur 30 ditë paraburgim për Feta Alimin, ish agjentin e sigurimit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Ai akuzohet si bashkëpunëtor në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të këtij viti në këtë institucion, njofton Alsat-M.
Alimi njihet në opinion si njeriu ''hero'' që e shpëtoi Ziadin Selën nga vdekja gjatë ditës së përgjakshme në Kuvend. /Telegrafi/


