Please enter at least 3 characters.

23-vjeçarin humbet në bjeshkët e Kukësit, shkoi për të mbledhur boronica

2016/01/ldquo-the-telegraph-rdquo-artikull-p-euml-r-bjeshk-euml-t-e-nemuna-do-ndjeheni-t-euml-bekuar-kur-ti-vizitoni-foto_hd.jpg

Një 23-vjeçar me inicialet M.A po kërkohet nga policia e Kukësit, pasi nuk është kthyer në banesë nga dita e djeshme, që u largua në bjeshkë për të mbledhur boronica.

Familjarët e të riut banues në fshatin Borje, kanë bërë kallëzim në Polici për humbjen e tij dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë

Më datë 05.09.2022, në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët e shtetasit M. A., 23 vjeç, banues në fshatin Borje, se gjatë ditës së djeshme 23-vjeçari ishte larguar në bjeshkë, për të mbledhur boronicë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare vijojnë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. /Telegrafi/