Please enter at least 3 characters.

162 gjoba për shoferët në Shkup, 66 për tejkalim të shpejtësisë

2022/04/policia-mk.png

Sektori për Punë të Brendshme Shkup njofton se edhe gjatë ditës së djeshme (26.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 162 gjoba, nga të cilat 66 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë gjoba për vozitje pa patentë shofer, pesë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

"Katër masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë".

"Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", thonë nga MPB Maqedoni.