Site icon Telegrafi

Amnezia menstruale: A vuani nga humbja e kujtesës së shkaktuar nga menstruacionet?

Ju nuk keni filluar të plakeni para kohe, as nuk jeni tashmë e moshuar, as e humbur

Përfundimisht tani ka një provë se, si gjithmonë, nëna natyrë është fajtore për gjithçka.

Hulumtimet e kryera në Universitetin Concordia, kanë zbuluar se gratë shpesh kanë probleme me kujtesën dhe përqendrimin në faza të caktuara të ciklit menstrual, shkruan Cosmopolitan, përcjell Telegrafi.

Hulumtimet kanë treguar se nivelet e larta të estrogjenit, të cilat janë më të lartat në kohën e ovulimit, prishin përqendrimin tonë dhe na tërheqin vëmendjen nga ajo që po bëjmë në një kohë të caktuar.

Megjithëse shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë një arsye përse kjo është kështu.

Fakti është se falë këtij hulumtimi, ju tani keni zyrtarisht një justifikim kur dikush ju akuzon se jeni e pakujdesshme, harrestare, e hutuar ose thjesht e marrë…

Sigurisht, për aq kohë sa kjo është dy javë përpara ciklit tuaj të ardhshëm.

/Telegrafi/

Exit mobile version