Amir Rrahmani vazhdon të mbetet i lidhur me klubin e Ramiz Sadikut, klub që e promovoi në ekipin e parë.
Ai sot ka zbarkuar në stadiumin e këtij klubi, ku ka kryer një stërvitje me fëmijët e shkollës.
Rrahmanit nuk i mungoi fanella me numrin 30-të e Ramiz Sadikut.
“Sot KF Ramiz Sadikun e vizitoj Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ku u takua me futbollistët e rinj të Shkollës së Futbollit si dhe stërviti individualisht në fushën ku ishte vet futbollist i ri e deri në Ekipin e Parë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Rrahmani vazhdon të jetë pjesë kyçe e projektit të Napolit, ku këtë vit është kthyer në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/