Amir Abrashi arrin shifrën e 200 ndeshje me klubin e Grasshoppers dhe për këtë klubi e ka uruar.

Grasshoppers e fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Luzern në këtë ndeshje.


Me rastin e arritjes se kësaj shifre të veçantë ndeshjesh, Grasshoppers kanë nderuar Abrashin edhe me një publikim në rrjetet sociale.

https://twitter.com/GCZurich_EN/status/1657456172587180032

Mesfushori i përfaqësueses “kuqezi” shihet duke u përqafuar nga shokët e ekipit dhe duke u duartrokitur në veçanti nga tifozët.

Kështu Abrashi siguron një vend të veçantë në historinë e Grasshoppers, ndërsa arriti të luajë 200 ndeshje me këtë skuadër.

https://twitter.com/GCZurich_EN/status/1657404365282451457

Abrashi ka luajtur për klube si Freiburg, Basel dhe Winthertur.

Mesfushori ka edhe mbi 50 paraqitje me Shqipërinë, duke luajtur edhe në Kampionat Botëror. /Telegrafi/

telegrafi sport app