LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori BE-së dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për Shqipërinë

Ambasadori BE-së dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për Shqipërinë
LSA

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, tha se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe unionin brenda vitit 2027 mund të arrihet nëse vendi “përvesh mëngët”.

“Plani për anëtarësim në fund të vitit 2027 është ambicioz, por mund të arrihet nëse punoni. Shqipëria mund t’ia dalë t’i çelë të gjithë kapitujt deri në fund të 2025-s”, tha Gonzato teksa i dorëzoi sot kryeministrit Edi Rama progres-raportin e Komisionit Evropian për vitin 2024.

Megjithatë, ai tha se klima politike në vend po pengon ecurinë në drejtimin e duhur. “Sa i përket kriterit politik, raporti vlerëson funksionin e institucioneve si pjesërisht të kënaqshme, kryesisht për shkak të polaritetit politik”, tha ai.


Në anën tjetër, Kryeministri Rama vlerësoi progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë si “dokumentin më të mirë ndërkombëtar për Shqipërinë”, që sipas tij pasqyron realisht ku ndodhet vendi ynë.

“Është dokumenti më i plotë, më i detajuar dhe më i besueshëm ndërkombëtar që Shqipëria merr dhe mbi të cilin ne referohemi, fjali për fjali, në kuptimin e plotë të fjalës. Sepse është i vetmi raport ndërkombëtar që bazohet vetëm në fakte, jo në perceptime, jo në sondazhe dhe që i referohet fakteve nën dritën e parimeve dhe standardeve të funksionimit të institucioneve ndërkombëtare dhe shteteve anëtare”, tha Rama.

“Më vjen shumë mirë që marrim raportin më pozitiv të të gjithë këtyre viteve dhe normalisht i tillë, sepse e tillë është dhe ecuria e vendit dhe konferenca e dytë ndërqeveritare afirmoi këtë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori