Ambasadori i BE-së, Orav: Këto zgjedhje lokale janë provë për demokracinë në Kosovë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav theksoi se zgjedhjet lokale të 12 tetorit janë provë për demokracinë në Kosovë.
Orav në një postim në X tha se çdo votë zgjedhore ka rëndësi dhe luan një rol thelbësor në forcimin e Kosovës si një vend demokratik dhe multietnik.
“Me zgjedhjet lokale që po afrohen këtë të diel u bëj thirrje të gjithë votuesve, pa dallim etnie apo preference politike – të dalin në votime dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Është jetike që procesi i votimit të zhvillohet në mënyrë të lirë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, që vullneti i qytetarëve të respektohet dhe që rezultatet të zbatohen.
Këto zgjedhje lokale janë një provë për demokracinë e Kosovës. Kalimi me sukses i kësaj prove i hap Kosovës rrugë për mundësi të reja”, shkruan ai. /Telegrafi/
Every electoral vote counts & matters in strengthening 🇽🇰Kosovo as a vibrant & multi-ethnic democratic country.
With local elections coming up this Sunday, I call on all eligible voters, regardless of ethnicity or party preference, to cast their ballot & choose their reps. 1/2 pic.twitter.com/wHTXQ2Y224
— Aivo Orav (@AivoOrav) October 8, 2025



















































