Ambasadori gjerman Rohde dënon sulmin në Zubin Potok: Autorët të dalin para drejtësisë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dënuar sulmin në kanalin e Ibër –Lepncit në Zubin Potok.
Rohde ka thënë se Gjermania është e gatshme të mbështesë Kosovën.
“Dënoj fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok që prek komunitetet në mbarë Kosovën. I bëjmë jehonë thirrjeve për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare”, ka shkruar Rohde në X.
Për sulmin që ndodhi të premten në Zubin Potok kanë reaguar autoritetet e Kosovës dhe ambasadorët e QUINT-it.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























