Ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana ka bërë të ditur se ka dorëzuar kërkesë për lirimin e tij nga pozita që ai mbanë.

Ai përmes një postimi në Facbook, tha se kërkesën për lirimin e tij nga pozita e ambasadorit e ka bërë në muajin shtator.


Cana ka shtuar se ishte nder i veçantë të shërbej si ambasador i Kosovës në Bullgari.

Postimi i plotë: Të nderuar miq, Në muajin Shtator kam dorëzuar kërkesën time për tu liruar nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Sofje, Bullgari! Së shpejti do të përfundoj misionin tim. Ishte nder i veçantë të shërbej si Ambasador i Republikës së Kosovës ne Bullgari. /Telegrafi/

Screenshot 4