LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori britanik viziton ukrainasit që po trajnohen në Kosovë

Ambasadori britanik viziton ukrainasit që po trajnohen në Kosovë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vizituar këtë të shtunë ekipin e trajnimit për deminim, ku pjesëmarrës janë edhe disa ukrainas.

Në një postim në Twitter, Abbott ka shkruar se këta ukrainas që po trajnohen do të bëjnë ndryshime rrënjësore në atdheun e tyre.

“Ishte frymëzuese të vizitoja ekipin e trajnimit MAT të deminimit dhe pjesëmarrësit ukrainas, të mbështetur nga shoqata bamirëse britanike Friends of Ukraine EOD”.


“Burrat dhe gratë që kanë marrë pjesë në këtë kurs do të bëjnë një ndryshim të vërtetë në atdheun e tyre”, ka shkruar ai.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, disa ukrainas kanë ardhur në Kosovë për të marrë trajnim intensiv nga instruktorë të deminimit.

Përshkallëzimi i agresionit të armatosur i Rusisë kundrejt Ukrainës, është dënuar nga e gjithë bota demokratike. Shumë vende kanë ofruar strehim për qytetarët në nevojë nga Ukraina. Kosova është në mesin e vendeve perëndimore që ka dënuar luftën ruse, ndërsa ka ofruar strehim për disa qytetarë dhe  disa gazetarë nga ky vend. /Telegrafi/