Ambasadori amerikan: Pse kjo ndërhyje politike te Agjencia e Akreditimit? Universitetet nuk kanë vend për individ të pakualifikuar

14:"Ridvan Slivova
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar lidhur me ndërhyrjet që po bëhen për vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos akreditimin e disa universiteteve.
Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka shkruar se vendi ka nevojë për një sistem të arsimuar të bazuar në merita dhe të drejtë për të gjithë.
" Pse kjo ndërhyrje politike te Agjencia e Akreditimit? Universitetet ekzistojnë për t'i arsimuar studentë për benifitet të tyre dhe shoqërisë - jo për t'ju siguruar vende pune individëve të pakualifikuar që kanë lidhje. Vendit i duhet një sistem i arsimit i bazuar në merita dhe i drejtë për të gjithë.", ka shkruar ambasadori Kosnett. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































