LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e SHBA-ve ju bënë thirrje qytetarëve të saj të kenë kujdes gjatë udhëtimit në Maqedoninë e Veriut

Ambasada e SHBA-ve ju bënë thirrje qytetarëve të saj të kenë kujdes gjatë udhëtimit në Maqedoninë e Veriut

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lëshuar një njoftim paralajmërues për qytetarët amerikanë në rast se ata planifikojnë udhëtimin në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të ambasadës përmenden arsye si rreziqe nga turmat për festat e fundvitit dhe kanosjet për bomba nëpër institucionet e vendit.

“Pasi që krijohen turma të mëdha në prag të festave nëpër qendra tregtare, vende publike dhe markete, Ambasada e SHBA-ve ju rikujton që të keni kujdes për rrethin ku lëvizni duke mbrojtur veten dhe gjërat tuaja me vlerë” thonë nga Ambasada e SHBA-ve.


Gjithashtu, në letrën e këshillimit për qytetarët e saj, ambasada i përmend edhe kërcënimet e fundit me bomba nëpër institucionet e ndryshme në vend.
Në këtë vend kohëve të fundit ka pasur edhe disa kërcënime me bomba. Kërcënimet në institucionet dhe vendet publike pas hetimit të policisë kanë rezultuar të rrejshme. Nëse jeni në ndonjë vend që kërcënohet me bombë, ju sugjerojmë që të dëgjoni sugjerimet e forcave të sigurisë në atë vend për të evakuar nga vendi i kërcënuar” thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, Ambasada e SHBA-ve sugjerojnë qytetarët e vet që të jenë syhapur, të shmangin turmat, të lexojnë mediat lokale, të evitojnë protestat apo demonstratat, të shmangin ekspozimin apo edhe të ndjekin sugjerimet e autoriteteve lokale.

Kujtojmë se me herët edhe Ambasada e Gjermanisë për arsye të njejta i ka paralajmëruar qytetarët e saj që të kenë kujdes të shtuar nëse udhëtojnë në Maqedoninë e Veriut.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori