LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e SHBA-së në Beograd: Radosavleviq të ballafaqohet me drejtësinë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, e jo të marr nderime

Ambasada e SHBA-së në Beograd: Radosavleviq të ballafaqohet me drejtësinë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, e jo të marr nderime

Ambasada e SHBA-së në Beograd ka reaguar sot me rastin e dhënies së pllakës së Xhandarmërisë serbe komandantit të parë të kësaj njësie policie në Serbi, Goran Radosavleviq- Guri, më 30 qershor, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e suksesshëm.

“Goran Radosavleviq Guri ishte në krye të kampit ku u gjetën eshtrat e tre shtetasve amerikanë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi”, njoftoi Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi në profilin e saj në Twitter.


Ambasada gjithashtu kujton se Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Radosavleviq për shkak të përfshirjes së tij në vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

“Ai duhet të përballet me drejtësinë, jo të marrë nderime”, thuhet në reagim.

Radosavleviq, ish-komandanti serb i Xhandarmërisë serbe nga 2001 në 2004, mori një pllakë nga komandanti i Xhandarmërisë Dejan Lukoviq në ngjarjen qendrore që shënonte Ditën e Xhandarmërisë në Novi Sad, më 30 qershor 2021.

Tre vëllezërit Bytyqi në prill 1999 udhëtuan nga Amerika në Kosovë për t’iu bashkuar batalionit “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pranë të cilit luftuan deri në qershor 1999 derisa përfundoi lufta në Kosovë.

Vëllezërit Bytyqi u arrestuan më 23 qershor 1999 nga policia serbe pasi që mendohet se aksidentalisht e kaluan kufirin me Serbinë përderisa ishin duke i ndihmuar disa fqinjë nga një familje rome, të cilët për shkak të rrethanave nuk ndjeheshin të sigurt, prandaj u kishin kërkuar vëllezërve që t’i shoqëronin deri te kufiri për të kaluar në Serbi.

Pas arrestimit ata u akuzuan për kalim ilegal të kufirit dhe Gjykata për Kundërvajtje në Prokuple të Serbisë i dënoi me 15 ditë burgim. Por pas vuajtjes së dënimit prej 15 ditëve burgim, vëllezërve Bytyqi u humbën gjurmët.

Ndonëse një kohë nuk është ditur për fatin e tyre, në vitin 2001 kufomat e Yllit, Mehmetit dhe Agronit janë gjetur në një varr të pashënuar pranë një kampi policor të trajnimit në Petrovo Sello, afër qytezës Kladovo. Duart e tyre ishin të lidhura me tel, sytë e mbështjellë me shami dhe secila kafkë kishte një vrimë plumbi: ishin ekzekutuar në vend. Ata u gjetën mbi një varreze masive që përmbante kufomat e 67 burrave dhe grave nga Kosova.

Edhe pse kanë kaluar 22 vjet që nga vrasja e tyre edhe përkundër përpjekjes së vazhdueshme të SHBA-së, të cilët vazhdimisht kanë kërkuar zbardhjen e këtij rasti, deri në këto ditë nuk ka ndonjë person të dënuar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori