LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e SHBA-së mirëpret marrëveshjen në Bosnjë

Ambasada e SHBA-së mirëpret marrëveshjen në Bosnjë

Ambasada e SHBA-së në Sarajevë sot e vlerësoi marrëveshjen për formimin e Qeverisë në Bosnje dhe Hercegovinë si një lëvizje, por theksoi se do të kërkonte përgjigje nëse ekziston konsensusi për dërgimin e Programit Vjetor Kombëtar (ANP) në NATO.

Partitë më të mëdha në Bosnje, Partia Boshnjake e Veprimit Demokratik (SDA), Partia e Demokratëve Socialë të Pavarur nga Republika Serbe dhe Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) në BeH, arritën një marrëveshje të hënën për të formuar organet e qeverisë qendrore.

“Udhëheqësit e partive riafirmuan konsensusin ekzistues për rëndësinë e përparimit të Bosnje dhe Hercegovinës në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Ne e mirëpresim këtë hap dhe synojmë të punojmë me partitë politike dhe anëtarët e Kryesisë së BeH për të sqaruar se si autoritetet e reja do ta interpretojnë këtë marrëveshje, veçanërisht çështjen nëse ka një konsensus të qartë mbi dorëzimin e hershëm të Planit Kombëtar të Veprimit të BeH në NATO, ” thuhet në deklaratë.


Ambasada e SHBA-së në Sarajevë shpreh përkushtimin për paqen dhe sigurinë në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe për të ardhmen e prosperuar të qytetarëve të saj.

“Ne do të jemi një partner i fortë për autoritetet funksionale për të punuar në reformën e mbrojtjes, avancimin e reformave socio-ekonomike dhe forcimin e sundimit të ligjit”, përfundon deklarata. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Scholz i Gjermanisë bllokon ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën

Scholz i Gjermanisë bllokon ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën

Evropa
Nga Gaza te Shqipëria: Lista me 25 vendet e rrezikuara për vitin 2025

Nga Gaza te Shqipëria: Lista me 25 vendet e rrezikuara për vitin 2025

Botë
I gjithë kontingjenti ushtarak i Koresë së Veriut në Kursk mund të shkatërrohet nga mesi i prillit - thotë ISW

I gjithë kontingjenti ushtarak i Koresë së Veriut në Kursk mund të shkatërrohet nga mesi i prillit - thotë ISW

Botë
SpaceX

SpaceX "humbet" raketën "më të madhe dhe më të fuqishme në botë" - disa minuta pas ngritjes nga Teksasi

Botë
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Evropa
Zelensky i tregon armatimet kryeministrit britanik: Qëllimi ynë është të prodhojmë një numër rekord të dronëve

Zelensky i tregon armatimet kryeministrit britanik: Qëllimi ynë është të prodhojmë një numër rekord të dronëve

Botë
Kalo në kategori